BE propozon 5 miliardë euro ‘zarf dypalësh’ për mbrojtjen e Ukrainës

BE propozon 5 miliardë euro ‘zarf dypalësh’ për mbrojtjen e Ukrainës

BE-ja ka propozuar një “zarf dypalësh” prej 5 miliardë eurosh për mbrojtjen e Ukrainës për vitin e ardhshëm, tha shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell.

“Shpresoj se mund të arrijmë një marrëveshje përpara fundit të vitit”- tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev së bashku me ministrin e jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kaluba.

Zoti Borrell tha se BE-ja “mbetet e bashkuar në mbështetjen e saj ndaj Ukrainës” dhe ai nuk priste të shihte “ndonjë shtet anëtar që do të kundërshtonte angazhimin e tyre”.

Komentet e tij vijnë mes shqetësimeve që Sllovakia dhe Polonia mund të ndërpresin kontributet e tyre në mbrojtjen e Ukrainës.

Polonia, e cila zgjedh një parlament të ri më 15 tetor, ka thënë se nuk do të pajtohet më me dërgesat e reja të armëve në Kiev për të rindërtuar rezervat e veta, ndërsa Sllovakia sapo ka parë zgjedhjen e ish-kryeministrit Robert Fico, axhenda pro-ruse e të cilit ka vuri në pikëpyetje mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Ukrainën.

MARKETING