Erdoğan: Terroristët kurrë nuk do t’i arrijnë qëllimet e tyre

Erdoğan: Terroristët kurrë nuk do t’i arrijnë qëllimet e tyre

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan lidhur me sulmin terrorist në Ankara tha se “Të poshtrit që synuan qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, nuk i arritën qëllimet e tyre dhe nuk do t’i arrijnë kurrë”, raporton Anadolu.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit me rastin e hapjes së periudhës së dytë legjislative të mandatit të 28-të të Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke, Erdogan tha se pasojat e luftës Rusi-Ukrainë, të cilat prishin ekuilibrin e ekonomisë globale po shfaqen me në një drejtim të ndryshëm çdo ditë.

Duke tërhequr vëmendjen se normat e inflacionit në mbarë botën kanë arritur nivelet më të larta të 60-70 viteve të fundit dhe se përjetohen serioze në çdo fushë nga ushqimi tek energjia, nga tregtia te punësimi, Erdoğan tha se pothuajse askush, përfshirë vendet e zhvilluara, nuk mundin ta shohin qartë të ardhmen ku edhe Türkiye është e ndikuar në mënyrë të pashmangshme nga këto negativitete.

Duke thënë se pas zgjedhjeve, ata iu drejtuan një politike që merr parasysh si perspektivën aktuale ekonomike globale, ashtu edhe kërcënimet e mundshme me të cilat mund të përballen në të ardhmen, Erdoğan theksoi se “Qëllimi ynë është të nxjerrim vendin tonë nga kjo periudhë e ndjeshme me humbjen më të vogël dhe fitimin më të madh nëse arrijmë të marrim rezultatet që dëshirojmë”.

Presidenti Erdoğan potencoi se strategjitë e rritjes së vendit nëpërmjet investimeve, punësimit, prodhimit, eksporteve dhe suficitit të llogarisë korente vazhdojnë të jenë shtylla kurrizore e politikës së tyre ekonomike.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të eliminuar koston e lartë të jetesës që dëmton kombin tonë, për të zgjidhur problemet urgjente të vendit tonë, veçanërisht tërmetin dhe për të vazhduar rritjen e vendit tonë. Ne nuk do të ndalemi, nuk do të pushojmë, derisa të realizojmë ëndrrën tonë shekullore, Shekullin e Türkiye-s, së bashku me synimet tona në fusha të tjera. Në një kohë kur shqetësimet për të ardhmen e ekonomisë globale po shtohen, ne jo vetëm ruajmë shpresën tonë, por i kthejmë pretendimet tona në rezultate konkrete me ritmin tonë në rritje në çdo temë, nga punësimi tek eksportet”, tha Erdoğan.

– “Ne do të vazhdojmë luftën tonë deri në eliminimin e terroristit të fundit”

Erdoğan tha se kanë nevojë për një solidaritet të ngjashëm në luftën kundër terrorizmit. “E kemi zgjidhur në masë të madhe çështjen e terrorizmit separatist brenda vendit, i cili ka shkaktuar që vendi ynë të paguajë kosto të rënda njerëzore dhe ekonomike për 40 vjet”, tha ai.

Ai shtoi se duan të eliminojnë praninë e organizatës terroriste jashtë kufijve të vendit dhe të eliminojnë plotësisht këtë telash që imperialistët i kanë shkaktuar popullit të rajonit nga të qenit burim kërcënimi për Türkiye-n. “Në kuadër të kësaj ne po bëjmë përgatitjet tona që sukseseve historike, politike dhe ushtarake që kemi arritur vitet e fundit t‘i çojmë edhe më përpara me arritjet e reja. Ne do të vazhdojmë luftën tonë me vendosmëri brenda dhe jashtë vendit deri në eliminimin e terroristit të fundit. Nuk do të lejojmë që organizata terroriste të drejtojë politikën dhe të pengojë marshimin e shenjtë të vendit tonë”, tha Erdoğan.

– “Përpëlitjet e fundit të terrorizmit”

Presidenti Erdoğan foli edhe për sulmin terrorist në Ankara. “Akti i mëngjesit të sotëm ku dy kriminelë u neutralizuan si rezultat i ndërhyrjes në kohë të njësive tona policore, janë përpëlitjet e fundit të terrorizmit. Të poshtrit që synuan qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, nuk i arritën qëllimet e tyre dhe nuk do t’i arrijnë kurrë. Uroj shërim të shpejtë nga Allahu për policët tanë që u plagosën lehtë gjatë ndërhyrjes në ngjarje, dhe i uroj të shkuara vëllezërve tanë qytetarëve të Ankarasë”, tha ai.

Erdoğan tha se strategjia e tyre për të mbrojtur të gjithë kufirin jugor me një brez sigurie të paktën 30 kilometra në thellësi dhe për të mbajtur nën kontroll absolut aktivitetet përtej tij është e përhershme. “Hapat e rinj që do të ndërmarrim janë vetëm çështje e përgatitjes, kohës dhe mjedisit. Për këtë arsye themi që për veshët të mos mungojë asnjëherë shprehja ‘Mund të vijmë papritur një natë'”, theksoi në fjalën e tij presidenti Erdoğan.

MARKETING