Rama i përgjigjet gazetarëve kroat: Ushtria serbe në kufi nxit luftë

Rama i përgjigjet gazetarëve kroat: Ushtria serbe në kufi nxit luftë

Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme gjatë vizitës në Kroaci ka zhvilluar një konferencë për shtyp i shoqëruar nga homologu i tij kroat Andrej Plenkoviç. Gazetarët kroat i nisin pyetjet e tyre të fokusuar tek çështja e Serbisë dhe Kosovës. Ata i drejtuan pyetjen të dy Kryeministrave se çfarë qëndrimesh mbanin mbi veprimet e Serbisë. Ajo që ra sy ishte përgjigjia e Kryeministrit Rama për ushtrinë serbe në kufi, një lajm ndaj të cilit Rama nuk kishte bërë asnjë reagim.

Pyetje: Si e shihni gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe a e shihni përgjegjësinë e Vuçiç në këtë çështje? Po Kroacia a do të kërkojë sanksione dhe a do të rënditet në 7 vendet që do kërkojë masa ndaj Serbisë?
Rama: Shqipëria për herë të paë në të paktën 10 vitet e fundit ka vendosur të mos linjëzohet me një deklaratë të BE, e cila ishte një deklaratë që pasonte takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel, por për arsye proceduriale duhet të bëhej publike në një kohë kur ndodhi përplasja në veri. Ne shprehëm pamundësinë për të mos u linjëzuar me deklaratën, por me faktin se e nxjerrë në atë moment kur duhet të dëgjohej një qëndrim i prerë ndaj Serbisë, deklarata nuk mund të mbështetj prej nesh. Vrasja e një efektivi të policisë së Kosovës nga një grup kriminal i armatosur deri në dhëmbë, brenda territorit të republikës së Kosovës dhe zija në Beograd janë të papranueshme, të patolerueshme dhe të dënueshme në të gjitha nivelet. Ky është qëndrimi ynë. Duke qenë promotor të dialogut dhe paqes përfundimtare që kalon nga njohja përfundimtare e Republikës së Kosovës dhe patjetër duke u përpjekur të jemi të drejtë, ne e konsiderojmë këtë zhvillim, ose më saktë këto dy zhvillime, pasi në këndvështrimin tim shpallja e zisë për disa persona që u përfshinë në vrasjen e një efektivi policie, është diçka po kaq e rëndë sa vetë ajo që i parapriu. Jemi të keqardhur për një zhvillim të tillë. Jemi të bindur se e vetmja rrugë është dialogu dhe jo shfaqjet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën të cilat nxisin tensione. Është pozitive që ushtria serbe filloi të zmbrapset por është negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla.

MARKETING