Rama e Kurti dënojnë sulmin terrorist në Ankara

Rama e Kurti dënojnë sulmin terrorist në Ankara

Kreu i Qeverivë së Shqipërisë dhe ai i Kosovës, Edi Rama e Albin Kurti, kanë dënuar sulmin e sotshëm terrorist në Ankara.

Kryeministri Rama sulmin terrorist në Ankara e cilësoi si një akt të neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër.

“Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Türkiyen në luftën e saj kundër terrorizmit”, shkruan Rama në rrjetin social X.

Ndërsa kryeministri Kurti u shpreh se ishte trishtuar kur dëgjoi për sulmet terroriste në Ankara, Türkiye, por i lehtësuar kur mësoi se dëmi i synuar u shmang kryesisht nga institucionet turke.

“Mendimet tona janë me policët e lënduar dhe u urojmë shërim të shpejtë”, thotë Kurti në reagimin e tij.

Ministri i Brendshëm i Türkıyes, Ali Yerlikava, njoftoi se rreth orës 09:30 (me orën lokale) dy terroristë erdhën me një automjet më të vogël para hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Ankara dhe kryen një sulm me bombë.

Njëri nga terroristët hodhi veten në ajër, ndërsa terroristi tjetër u neutralizua. Gjatë zjarrit të hapur, dy nga policët tanë u plagosën lehtë. U uroj shërim të shpejtë heronjve tanë. /TRT Albania/

MARKETING