Osmani për ushtrinë serbe afër kufirit: Ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për La Repubblika, ka folur për sulmin terrorist në veri, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, një polic u plagos dhe dy të tjerë u lënduan.
Ajo ka thënë se me provat e pakundërshtueshme që posedojnë Serbia më 24 shtator ka kryer akt agresioni, teksa ka shtuar se e njëjta po përgatitet të kryejë një tjetër sulm, duke dërguar ushtrinë afër kufirit.
Krejt këtë Osmani e quajti të paprecedentë dhe “ndryshe” nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit”.
“Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë”, ka deklaruar presidentja Osmani për La Repubblica.
Tutje, ajo ka deklaruar se me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë.
Kujtojmë se, edhe deputeti i Bundestagut Gjerman, Andreas Schwarz deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin është përzier në sulmin në veri, teksa shtoi se ajo çka po ndodh në kufirin Kosovë-Serbi po ia kujton ngjarjet e vitit 2022 në kufirin Ukrainë-Rusi, para se të niste lufta.