Osmani kontakton Daçiqin: Përshëndes qëndrimin për tërheqjen e ushtrisë si hapi i parë drejt de-eskalimit

Osmani kontakton Daçiqin: Përshëndes qëndrimin për tërheqjen e ushtrisë si hapi i parë drejt de-eskalimit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka njoftuar se ka kontaktuar me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq. Siç shkruan ministri, Osmani, këtë e ka bërë për shkak shqetësimit për rritjen e ushtrisë përgjatë kufirit të Serbisë me Kosovën.

Ai ka thënë se e përshëndet qëndrimin për tërheqje si hapi i parë drejt de-eskalimit.

“I shqetësuar për rritjen e ushtrisë përgjatë kufirit të Serbisë me Kosovën, kontaktova ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq këtë mëngjes. Përshëndes qëndrimin për tërheqje si hapi i parë drejt de-eskalimit. Mirëpres vendimin e NATO-s për trupa shtesë të KFOR-it. OSBE është pranishme dhe e gatshme për të ndihmuar për të ulur tensionet dhe për t’u kthyer në tryezë”, ka shkruar Osmani.

MARKETING