Anija turke “Fatih” fillon shpimin në pusin Filyos-1 në Detin e Zi
Korporata Turke e Naftës (TPAO) njoftoi se anija turke e shpimit “Fatih” ka filluar shpimin në pusin Filyos-1 në lokacionin e ri të saj në Detin e Zi, transmeton Anadolu.
TPAO në platformën e saj në median sociale X bëri në postim lidhur me punimet e shpimit të ri në Detin e Zi.
Në postim vihet në dukje se TPAO vazhdon aktivitetet e saj pa ndërprerë në kuadër të objektivave të saj të kërkim. “Fatih ndodhet në Filyos-1! Anija e shpimit ‘Fatih’, krenaria e Türkiye-s ka filluar shpimin në pusin Filyos-1 në lokacionin e ri të saj në detin e Zi”, thuhet në deklaratë.
Anija e shpimit “Fatih” ka një gjatësi prej 229 metra, gjerësi 36 metra dhe një peshë 51.283 groston (tonazhi bruto).
Türkiye kryen aktivitetet e saj të kërkimit nëpër dete për naftë dhe gaz natyror me anijet shpuese Fatih, Yavuz, Kanuni, Abdülhamid Han dhe aktivitetet e kërkimit sizmik me anijet Oruç Reis dhe Barbaros Hayrettin Paşa.