SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton 300 milionë dollarë ndihmë të re për Ukrainën

SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton 300 milionë dollarë ndihmë të re për Ukrainën

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi projektligjin për ndihmë të re prej 300 milionë dollarë për Ukrainën, transmeton Anadolu.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin i cili u bë projektligj i ri duke u ndarë nga buxheti i Departamentit të Mbrojtjes (Pentagon) dhe i cili parashikon 300 milionë dollarë për Ukrainën.

Projektligji u miratua me 311 vota “pro” dhe 117 vota “kundër”. Përfshirja e ndihmave për Ukrainën në buxhetin 2024 të Pentagonit, shkaktoi tensione mes Republikanëve dhe Demokratëve.

– U miratuan edhe buxhetet e Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit

Në Dhomën e Përfaqësuesve u miratua edhe buxheti i Pentagonit prej 826 miliardë dollarë.

Por, ky miratim thuhet se nuk do të pengojë një mbyllje të mundshme në vend. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi edhe buxhetin e Departamentit të Shtetit.

Qeveria e SHBA-së ndodhet përballë rrezikut të mbylljes për shkak të mosmarrëveshjes për buxhetin mes Republikanëve dhe Demokratëve.

– Çfarë do të thotë “mbyllja e qeverisë federale”?

Sipas ligjeve amerikane, nëse Kongresi nuk arrin të miratojë buxhetin për të gjithë vitin fiskal, i cili fillon më 1 tetor dhe përfundon më 30 shtator të çdo viti, periudha deri sa të ndodhë kjo duhet të mbulohet me buxhete të përkohshme.

Qeveria federale e cila humbet kompetencën e shpenzimeve në periudhat që nuk miratohet edhe buxheti i përkohshëm, detyrohet të ndërpresë të gjitha aktivitetet, përveç shërbimeve jetike.

Në këtë proces punonjësit e sektorit publik në shërbimet jo jetike dërgohen në pushim të detyrueshëm ndërsa punonjësit e sektorit publik si ushtria amerikane, institucionet e inteligjencës, mjekët dhe infermierët në spitalet publike dhe punonjësit e sigurisë në aeroporte dhe burgje vazhdojnë detyrat e tyre. Këta punonjës që përfshihen në kategorinë e “personelit jetik” gjatë periudhës së mbylljes nuk marrin pagat e tyre deri sa Kongresi të miratojë buxhet të ri.

MARKETING