(VIDEO) Radikalizohet protesta e të punësuarve në sistemin gjyqësor

(VIDEO) Radikalizohet protesta e të punësuarve në sistemin gjyqësor

Sindikata e të punësuarve në administratë, organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare ka radikalizuar protestën duke kërkuar rritje të pagave për 78 për qind, pasi sot dolën në rrugët e Shkupit. Ata paralajmëruan se nesër do të fillojnë grevën edhe Avokatura e Shtetit, ndërsa dje kanë protestuar administrata e 28 prokurorive të vendit. Tërpe Deanoski, kryetar i sindikatës, tha se ata do të punojnë vetëm për raste të detyrueshme dhe urgjente.

Trpe Deanoski

“Përsëri shërbimi gjyqësor është në rrugë. Në fillim të fellës gjyqësore, vetëm gjykatat e Shkupit dolën në protestë dy orëshe dhe kërkuan rritje të pagave për 78 për qind dhe kthimin e shtesave të pagave, ashtu siç i kanë marrë funksionarët e lartë. Sot kërkojmë që edhe anëtarët e sindikatës, të punësuarit e tjerë që nuk janë anëtarë të kenë rritje rroge”

Sipas kryetarit të sindikatës, nga 2.000 të punësuarit në gjykata, 1.000 janë në Shkup, që sipas tij kjo duhet të jetë arsye e mjaftueshme për autoritetet kompetente që t’i dëgjojnë kërkesat e tyre.

Trpe Deanoski

“Nga ajo që kërkojmë për të marrë 78 për qind rritje pagash, asnjë nga këta punjonjës nuk do ta kalojë pagën mesatare, por vetëm do t’i afrohemi. Puna në gjykata është pun ekipore. Nëse një punjonjës nuk bën punën e tij, gjyqtari nuk do të jetë në gjendje të gjykojë. Nëse vazhdojmë kështu me protesta, i gjithë gjyqësori do të paralizohet”

Ai sqaroi se paga mesatare e shërbimit gjyqësor është 24.000 denarë, që është larg nga paga mesatare në vend, e cila është mbi 36.000 denarë.

Deansoki i porositi deputetët që të mendojnë se për çfarë ngrenë duart lart, sepse ata njerëz që janë sot në grevë janë elektorati i tyre. Ndërsa, ministrave u bëri thirrje që të mos i injorojnë dhe të marrin masa për mbrojtjen e punëtorëve.

 Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING