Zelensky: Nuk kemi alternativë tjetër përveçse të jemi më të fortë
Qeveria ukrainase po punon për “masa të reja të fuqishme” për të forcuar sigurinë kombëtare. Kështu u shpreh presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video-mesazh në Telegram, duke shtuar se kombi “do të jetë më i fortë dhe do të ketë aftësi më të mëdha mbrojtëse”.
“Ne nuk kemi alternativë për të qenë më të fortë. Kushdo që forcon shtetin, kushdo që bëhet më i fortë, kushdo që kontribuon në luftën kundër armikut dhe merr rezultate për Ukrainën, të gjitha këto na sjellin më afër qëllimit tonë”, shtoi presidenti.
Ndërkohë Rusia thuhet se ka kryer të paktën 534 shkelje të vendeve kulturore të Ukrainës që nga fillimi i luftës. Kështu shkruhet në një dokument të hartuar nga një organizatë joqeveritare me seli në Krime. Sipas asaj që u raportua nga CNN, kishte pasur “përvetësime të vendeve kulturore, shpesh me përdorim për qëllime ushtarake; vjedhje të mallrave kulturore nga territoret e pushtuara; plaçkitje e muzeve dhe vendeve arkeologjike; modifikim dhe rindërtim të monumenteve si dhe dekontekstualizim të historianëve të vendeve.