(VIDEO) VMRO do ta bllokojë me amandamente projektligjin e ri për amnisti

(VIDEO) VMRO do ta bllokojë me amandamente projektligjin e ri për amnisti

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka pohuar se partia e tij do ta bllokojë me amandamente projektligjin e ri për Amnisti, dokument të cilit Qeveria i ka dhënë dritë jeshile dhe pritet që së shpejti të dërgohet në Kuvend. Mickovski,  potencoi se sipas tij, ligji ka dy qëllime për kriminelët e dënuar me burg.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Këto janë detyrime të supozuara për kriminelët dhe pastaj do të gjenden në rrugë dhe do të krijonë probleme për qeverisjen e VMRO-DMNE-së. Mund të premtoj që Qeveria e ardhshme ka synim të qartë për t’u marrë me krimin në çdo formë”.

Pas njoftimit të VMRO-DPMNE-së se do të bllokojnë Ligjin e ri për Amnisti, ka reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Dimitar Kovacevski, kryeministri I Maqedonisë së Veriut

“Nuk ka vendim në parlament të cilën opozita nuk e ka bllokuar. Në fund të fundit, unë jam pjesë e Qeverisë, strategjia e opozitës është bllokadë dhe i takon asaj e cila qëndron si ‘shpirt lëvizës’ për ata në funksionimin e tyre. Ata zgjohen në mëngjes dhe më thërrasin që do ta bllokojnë. Ata ndoshta e mësuan këtë në qeverisjen 11-vjeçare që kishim. Atëherë ne kishim bllokuar integrimin evropian, integrimin në NATO dhe bllokuam marrëdhëniet me fqinjët tanë”.

Ndërkohë, kreu i VMRO-së është pyetur edhe për përplasjet verbale me paraardhësin e tij në krye të partisë, Nikolla Gruevski. Mickoski nuk dëshiroi të bëjë ndonjë koment për thirrjen së ish kryeministrit, Nikolla Gruevski në emisionin në live, ku ishte mysafire edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska. Mickoski gjithashtu nuk dëshiroi të thoshte diçka konkrete edhe rreth USB-së që ka treguar nënkryetari i partisë së tij, Aleksandër Nikoloski.

Përleshjet në fejsbuk ndërmjet liderit aktual dhe ish liderit të VMRO-DPMNE-së, filluan pasi Mickoski në një deklaratë për gazetën gjermane “Frankfurt Allgemeine Zeitung” theksoi se Gruevski është në një komunikim të fshehtë me Qeverinë dhe se për të bërë ndryshime kushtetuese Qeveria po përgatit marrëveshje të pista. Kryetari i VMRO-DPMNE-së shtoi se Qeveria po planifikon t’i premtojë ish kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, mosndëshkim kriminal, me qëllim që ndryshimet kushtetuese të kalojnë në Kuvend.  Përplasjet do të vijnë në një moment kur parlamentarët pritet të votojnë ndryshimet kushtetuese, të cilat do të përfshijnë edhe bullgarët në Kushtetutë.  /SHENJA/

 

MARKETING