Tragjedi në Azerbajxhan, raportohet për 20 të vdekur dhe rreth 300 të plagosur nga shpërthimi i një depoje karburanti

Tragjedi në Azerbajxhan, raportohet për 20 të vdekur dhe rreth 300 të plagosur nga shpërthimi i një depoje karburanti

MARKETING

 

MARKETING

Sample Image

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe rreth 300 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në një depo karburanti në Nagorno-Karabakh në Azerbajxhan.

Sipas BBC-së, 300 të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa dhjetëra prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, por autoritetet vendase janë kanë  nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Azerbajxhani dhe armenët etnikë janë pajtuar për një armëpushim të menjëhershëm,  pasi udhëheqja de facto e enklavës së banuar kryesisht me armenë etnikë, pranoi propozimin e misionit paqeruajtës rus dhe u pajtua për bisedime lidhur me “riintegrimin” e territorit brenda Azerbajxhanit.

 

 

Azerbajxhani dhe Armenia kanë zhvilluar dy luftëra për kontrollin e rajonit të shkëputur, me luftën e fundit që u zhvillua para tre vjetësh.

MARKETING