(VIDEO) Spasovski: Incidenti në Kosovë e prek të gjithë rajonin

(VIDEO) Spasovski: Incidenti në Kosovë e prek të gjithë rajonin

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, thotë se incidenti në Kosovë e prek të gjithë rajonin dhe ai vlerëson se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lejojnë ndonjë skenar të zi. Spasovski për “Politiko” theksoi se shërbimet e sigurisë po e ndjekin me vëmendje të lartë situatën, marrin informacione dhe bëjnë analiza të rregullta, megjithatë sipas të parit të policisë së vendit, gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe nën kontroll.

 OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

 “Për momentin gjendja e sigurisë në vend është nën kontroll, nuk ka pasoja direkte që do të përbënin rrezik për sigurinë e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët mund të jenë të qetë. Jam i bindur se partnerët tanë strategjikë BE-ja dhe SHBA-ja nuk do të lejojnë skenarë të zi dhe do të ushtrojnë presion të fortë për t’i kthyer gjërat në normalitet”.

Ai shtoi se nëse synimi i tyre  i  përbashkët është të bëhen një rajon që do të eksportojë paqe dhe stabilitet, atëherë sipas tij,  krizat politike nuk mund të zgjidhen me konflikte dhe të gjithë duhet të bashkohen me politika të përbashkëta që mund t’i zbatojnë.

Përndryshe, këto deklarata nga Spasovski vin, pasi në mëngjesin e së dielës, disa terroristë sulmuan Policinë e Kosovës dhe  lanë të vdekur një efektiv policie, ndërsa dy të tjerë i plagosën. Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING