Vuçiq: Serbët e Kosovës u rebeluan duke mos e duruar më terrorin e Kurtit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencë për media, ka thënë se ata edhe më herët kanë folur se një situatë e tillë mund të ndodhë, për shkak se siç tha ai, “serbët e Kosovës nuk do të mund ta duronin terrorin e Kurtit”.
Ai foli për vrasjen e policit Afrim Bunjakut nga terroristët serbë duke shtuar se “nuk mund ta arsyetojnë vrasjen”.
”Nuk dua ta arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. Kjo është dicka që nuk iu desh askujt”.
“Edhe pse kemi folur me herët e kem thënë në Bruksel edhe në Neë Yorik se kjo mund të vijë një ditë, se kjo mund të ndodhë, por askush nuk ka dashur të dëgjojë. Serbët e Kosovës, u rebeluan duke mos dashur ta durojnë më terrorin Kurti. Nga 3 nëntori kur Kurti nga Berlini zëvendësoi komandantin, shqiptarët i kanë përdorur policiën 62 herë kundër Serbëve”, tha Vuçiq, raporton SHENJA.
Vuçiq tha se ka qenë se ai nuk dëshiron ta arsyetoj vrasjen e policit shqiptare, kjo nuk ju ka dashur askujt, e aq më pak popullit serbë.
“Kjo kur të gjithë e kuptuan se organizatori i kaosit në Kosovë është Kurti”, tha ai.
Tre serbë nga Kosova kanë vdekur, sipas informacioneve, ata kanë vdekur nga zjarri i snajperit.
“Dy janë lënduar rëndë dhe kemi frikë se personi i katërt ka vdekur”, u shpreh Vuçiq.
Aleksandar Vuçiq tha se i vetmi fajtor për të gjithë këtë situatë është Albin Kurti.
“Më vjen keq që një grup i serbëve ranë në provokimin e tij. Albin Kurti është i vetmi i cili dëshiron luftë dhe konflikt”, tha Vuçiq.
/SHENJA/