Kurti: Kemi të bëjmë me strukturë mercenare, të përkrahur nga Beogradi zyrtar

Kurti: Kemi të bëjmë me strukturë mercenare, të përkrahur nga Beogradi zyrtar

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se grupi i cili ka sulmuar është i përkrahur politikisht e financiarisht nga Beogradi zyrtar.

Ka shtuar se bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, që sulmin e ka planifikuar shumë gjatë.

“Procesi në vijim do të na japë më shumë të dhëna se kush janë këta, si hynë në Kosovë dhe kush ka dhënë urdhër. Çfarë kemi mësuar, është që bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal që ka planifikuar gjatë këtë sulm. Ata nuk paraqesin një bandë të kontrabandës por një strukturë mercenare që është e përkrahur politikisht e financiarisht nga Beogradi zyrtar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në Samadrexhë ka takuar gruan e policit të vrarë dhe tre fëmijët e tij.

Ai ka thënë se bashkë me farefisin dhe kolegët e tij ndan pikëllimin për vrasjen e tij.

“Falënderoj të gjithë qytetarët që kanë ardhur këtu për të bërë nderime për policin e vrarë. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit, në rrugën e vështirë për ligj dhe drejtësi”, ka thënë ai.

MARKETING