Rusia hedh poshtë marrëveshjet, Lavrov: Propozimet e OKB-së për paqe me Ukrainën, jo realiste

Rusia hedh poshtë marrëveshjet, Lavrov: Propozimet e OKB-së për paqe me Ukrainën, jo realiste

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka hedhur poshtë mundësinë për paqe të afërt me Ukrainën, por edhe marrëveshjen për lejimin e eksportit të grurit përmes detit të zi.

“Kjo është tërësisht e pamundur”, tha Lavrov për një plan paqeje prej 10 pikash të nxitur nga Kievi, duke shtuar se “Nuk është e mundur të zbatohet kjo. Nuk është realiste dhe të gjithë

e kuptojnë këtë, por në të njëjtën kohë, ata thonë se kjo është baza e vetme për negociata”.

Ai u theksoi se konflikti do të zgjidhet vetëm në fushën e betejës nëse Kievi dhe Perëndimi do të vijojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim.
Më tej Lavrov shtoi se Moska u largua nga marrëveshja e grurit sepse nuk ishin realizuar premtimet e bëra Rusisë, mes tyre heqja e sanksioneve ndaj një banke ruse dhe rilidhjen e saj me sistemin global SWIFT.

Ai tha se propozimet e fundit të Kombeve të Bashkuara për të ringjallur marrëveshjen e eksportit për produktet bujqësore ukrainase ishin “thjesht jo realiste”.

Lavrov foli pas një jave diplomacie intensive globale gjatë mbledhjes vjetore të udhëheqësve botërore në selinë e OKB-së në Nju Jork, ku Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kërkuan të përforcojnë mbështetjen për Kievin ndërsa lufton agresorin rus.

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj qëndrimit të perëndimit, ministri i Jashtëm rus ka bër me dije se do të vizitojë Phenianin muajin e ardhshëm për të vazhduar negociatat pas marrëveshjeve të fundit të bëra nga Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un në Moskë.

MARKETING