Vrasja dhe plagosja në veri të Kosovës, Kasami: Sulm terrorist dhe sulm ndaj paqes në Ballkan, RMV të heq dorë nga “Ballkani i Hapur”

Vrasja dhe plagosja në veri të Kosovës, Kasami: Sulm terrorist dhe sulm ndaj paqes në Ballkan, RMV të heq dorë nga “Ballkani i Hapur”

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri në veri të Kosovës, e ka cilësuar si sulm terrorist dhe sulm ndaj paqes në Ballkan.
Sipas tij, ky sulm dëshmon se Serbia nuk heq dorë nga terrorizmi, masakrat dhe sëmundja e saj pushtuese, të cilat Vuçiq i ka trashëguar nga Millosheviqi dhe i zbaton në mënyrë të njëjtë sikur paraardhësi i tij, përmes kriminelëve të cilët financohen dhe mbështeten nga vetë shteti serb.
“I bëj thirrje faktorit ndërkombëtar që urgjentisht të marr masa, ti bëj presion presidentit serb që të respektojë dhe zbatojë të gjitha marrëveshjet për njohjen e Kosovës. Po ashtu kërkojmë që BE dhe SHBA të mbështesin Kosovën në të gjitha përpjekjet e saj për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin jo vetëm në territorin e Kosovës por edhe në të gjithë Ballkanin. Sepse sulmi i mëngjesit të sotëm dëshmon që Serbia dëshiron që në Kosovë dhe në Ballkan të ketë luftë, ndërsa kjo të fillojë me shqiptarët.
Si kryetar i Lëvizjes BESA dhe i gjithë subjekti të cilin e përfaqësoj, jemi plotësisht në mbështetje të Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti. Jemi të gatshëm për çdo lloj mbështetje.
Po ashtu, i shprehi ngushëllime familjes së policit të vrarë dhe të gjithë popullit të Kosovës.
Nga ana tjetër kërkoj që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të heqë dorë nga projekti serb “Ballkani i Hapur” në të cilën iniciativë tashmë kanë mbetur vetëm Ali Ahmeti dhe Dimitar
Kovaçevski. Urojmë që ky veprim i Serbisë në territorin e Kosovës të jetë i fundit dhe shpresojmë që faktori ndërkombëtar të jetë në anën e Kosovës dhe të mbrojë paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, ka shkruar Kasami.

MARKETING