Hoti për vrasjen e policit: Kosova të bashkëpunojë me ShBA-në dhe BE-në për gjetjen dhe dënimin e kriminelëve
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë në veri, ndërsa të lënduarve i ka uruar shërim të shpejtë.
Ai tha se institucionet e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me ShBA-në dhe BE-në, për gjetjen dhe dënimin e kriminelëve dhe urdhërdhënësve të tyre.
Tutje ai shtoi se në koordinim me aleatët, duhet të evitohet përshkallëzimi i gjendjes, e cila iu intereson këtyre strukturave kriminale, transmeton Klankosova.tv.
“Ky sulm terrorist mbi Policinë e Republikës së Kosovës është dëshmi se struktura kriminale, që sigurisht mbështeten nga fqinji verior, përmes krizave dhe konflikteve duan të pamundësojnë paqen dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe rajonit”, shkroi Hoti në Facebook.