Operacion i madh i karabinierëve në Itali, arrestohen 52 të dyshuar

Operacion i madh i karabinierëve në Itali, arrestohen 52 të dyshuar

Të paktën 52 të dyshuar janë arrestuar në një operacion të madh kundër grupit të krimit të organizuar “Ndrangheta” në Itali, transmeton Anadolu.

Mediat vendase raportojnë se xhandarmëria italiane (karabinierët) ndërmorën operacionin e quajtur “Karfantos” kundër organizatës famëkeqe kriminale “Ndrangheta”, me qendër në rajonin e Kalabrisë në jug të vendit.

Në operacion morën pjesë rreth 400 efektivë të forcave të sigurisë dhe u arrestuan 52 të dyshuar.

Për 38 të dyshuar është caktuar masa e paraburgimit ndërsa për gjashtë prej tyre është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Tetë persona të tjerë u liruan që të mbrohen me kusht.

Të dyshuarit akuzohen për trafik droge, zhvatje, grabitje dhe pastrim parash.

“Ndrangheta” është një nga organizatat që kontrollon trafikimin e drogës që vjen në Evropë dhe njihet si një nga grupacionet mafioze më të rrezikshme në Itali.

MARKETING