Trençevska: Kujdesemi për të gjithë

Trençevska: Kujdesemi për të gjithë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska e paralajmëroi takimin e ministrave, i katërti me radhë pas miratimit të “Deklaratës së partnerëve nga Ballkani Perëndimor për integrimin e romëve në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së” – Deklarata e Poznanit, në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Siç bëri të ditur MPPS, në këtë ngjarje marrin pjesë ministrat e vendeve të rajonit, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Qëllimi është që të vlerësohet progresi i arritur gjatë 12 muajve të kaluar, në lidhje me përfshirjen e romëve në shoqëri, të identifikohen sfidat e tjera dhe të bisedohet për hapat konkretë të cilëve duhet tu jepet prioritet gjatë vitit të ardhshëm.

“Koncepti i një shoqërie për të gjithë është koncept që është prioritet i kësaj qeverie, dhe sa i përket përfshirjes së romëve në shoqëri, ne jemi vërtet një vend që në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, ka arritur rezultate të shkëlqyera gjate viteve. Përfshirja e romëve në procesin e arsimimit, punësimit dhe rrjedhimisht fuqizimit ekonomik, për të cilin jemi lider në rajon, po punohet edhe për strehimin si një çështje e rëndësishme për romët, një nga kategoritë më të cenueshme të qytetarëve”, theksoi Trençevska në programin e mëngjesit në TVM 1.
Ministrja foli edhe për temën me pensionistët dhe theksoi se pensionistët dhe cilësia e jetës së tyre është prioritet i ynë.

“Të gjitha politikat dhe masat gjatë periudhës së kaluar janë në drejtim të sigurimit të jetës dinjitoze për popullatën tonë më të moshuar. Këtë e vërteton rritja për 24 përqind e pensioneve për më pak se dy vjet, përfshirje në masa antikrizë, vendosjen e shërbimeve – ndihmës sociale dhe kujdesit në shtëpinë e të moshuarve”, theksoi ministrja.

Trençevska informoi se, grupi i punës vazhdon të punojë në zgjidhje konkrete afatshkurte si masa antikrizë dhe sociale dhe ndryshime të ligjit për sigurim pensional për përcaktimin e pensionit më të lartë minimal.

Sa i përket temës nevoja të veçanta, ministrja theksoi: Asnjë fëmijë nuk ka humbur asnjë të drejtë, nëse vlerësohet se ka vërtet nevojë për të marrë atë të drejtë dhe shërbim shtesë social.

“Qëllimi është që çdo fëmijë me aftësi të kufizuara, përveç të drejtave materiale, të përfitojë edhe shërbime sociale falas nga logopedi, defektologu, qendra ditore, asistenti personal dhe arsimor. Vlerësimi funksional i fëmijëve me aftësi të kufizuara fokusohet në nevojat e fëmijëve. Diagnoza nuk bëhet, por shihet sesi fëmijët bëhen më funksionalë dhe integrohen në shoqëri”, deklaroi Trençevska.

MARKETING