‘Serbia nuk ndahet nga Rusia’, kësaj radhe pjesë e listës së vendeve mike për shkëmbime financiare

‘Serbia nuk ndahet nga Rusia’, kësaj radhe pjesë e listës së vendeve mike për shkëmbime financiare

Qeveria e Federatës së Rusisë ka miraruar një listë që përmban më shumë se 30 vende, të cilave do t’iu lejohet të bëjnë shkëmbime financiare me Kremlinin.

MARKETING

Description of image

Në urdhërin e nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mikushtin, në këtë listë gjendet edhe Serbia, e cila tradicionalisht është e pandarë në raport me Moskën.

Përveç Serbisë, në listë janë të përfshira edhe disa vende që nuk i kanë vendosur sanksione ekonomike e financiare Rusisë, pas nisjes së agresionit ushtarak të kësaj të fundit në Ukrainë.

Kujtojmë se Serbia, pas Bjellorusisë, është vendi i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.

Ditë më parë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, derisa ai e udhëheq këtë vend. /Telegrafi/

MARKETING