Këshilli i Sigurimit, Presidenti i KE: Do mbështesim Ukrainën sa kohë të jetë e nevojshme

Këshilli i Sigurimit, Presidenti i KE: Do mbështesim Ukrainën sa kohë të jetë e nevojshme

Presidenti i Këshillit Evropian, Çarls Mishel (Charles Michell), në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, ka shprehur vendosmërinë e BE për të qëndruar krah Ukrainës dhe për të dënuar pushtimin rus.

Mishel akuzoi Rusinë për përpjekje për gjenocid, teksa kërkoi nga vendet e fuqishme që mos të mbyllin sytë para krimeve të tilla.

Duke bërë thirrje për paqe, Mishel theksoi se ajo nuk do të zgjasë nëse krimet e kryera nga Rusia në Ukrainë nuk do të ndëshkohen.

“Ukraina është një skenë krimi dhe autori i krimit është i ulur në këtë sallë. Ju e dini kush jeni. Ëndrra e Kremlinit për të vendosur perandorinë e mëparshme, kush do të vijë pas Ukrainës për të kënaqur ëndrrat e Putinit të së shkuarës. Në këtë vend krimi edhe viktimën, Ukrainë dhe të gjithë ukrainasit që luftojnë një betejë që nuk e nisën duke e mbrojtur vendin e tyre në një luftë që nuk e dëshiruan.

Dua të pyes përfaqësuesit rusë a mund ta përballoni që fëmija juaj të vritet, të dëbohet, të detyrohet të harrojë familjen, gjuhën në emër të një ashtuquajturi edukim? Kjo është një përpjekje për torturë e gjenocid. Kjo është arsyeja pse BE qëndron fort krah Ukrainës për mbrojtjen e të pafajshmëve. Ne do mbetemi krah tyre për sa kohë të jetë e nevojshme. Ne jemi ulur në këtë sallë për një arsye të vetme, për të mbrojtur paqen. Vendet e fuqishme e të përgjegjshme nuk mund të mbyllin sytë para këtij krimi sepse ne mbajmë përgjegjësinë për t’i dhënë fund luftës, përgjegjësi për një paqe të drejtë e cila nuk do të zgjasë kurrë nëse krimet nuk ndëshkohen. Ne kemi një rol për të luajtur për të ndërtuar paqen globale. Le të bashkojmë forcat për të bindur Rusinë të respektojë Kartën e Kombeve të Bashkuara. Jemi këtu për t’i thënë jo agresionit”, u shpreh Mishel.

MARKETING