Forcat izraelite shkatërruan 3 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite shkatërruan 3 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite rrënuan 3 shtëpi të palestinezëve në rajonin e Agwar-it të Veriut në Bregun Perëndimor të pushtuar, me pretendimin se janë ndërtuar “pa leje”, transmeton Anadolu.

Kryetari i Këshillit të Fshatit Furush Beit Dejn në Agvarin e Veriut, Azim Haj Muhammed, për Anadolu tha se ushtarët izraelitë shkatërruan dy shtëpi në fshat, njëra prej të cilave ishte në ndërtim e sipër.

Duke thënë se forcat izraelite kishin dërguar më parë një njoftim se dhjetëra shtëpi dhe objekte në fshat do të prisheshin, Muhammed tha se arsyeja e prishjes ishte se “shtëpitë në zonën C ishin ndërtuar pa marrë leje nga autoritetet izraelite”.

Gjithashtu, sipas informacioneve të marra nga dëshmitarë okularë, forcat izraelite rrënuan një shtëpi tjetër në fshatin El-Ciftlik pranë Furush Beit Dejn, me pretendimin se ishte ” pa leje”.

Në kuadrin e “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar midis Palestinës dhe Izraelit në 1995, Bregu Perëndimor i pushtuar u nda në rajonet A, B dhe C.

Menaxhimi administrativ dhe i sigurisë i “Zonës A”, e cila mbulon 18 për qind të Bregut Perëndimor, iu dorëzua Palestinës, menaxhimi administrativ dhe i sigurisë i “Zonës B”, e cila mbulon 21 për qind të Bregut Perëndimor, iu dorëzua Palestinës dhe siguria e saj iu dorëzua Izraelit, kurse administrimi dhe siguria e “Zonës C” iu la Izraelit.

MARKETING