‘Bota në fokus’: Rritja e popullsisë | Si do të duket bota në vitin 2050?

‘Bota në fokus’: Rritja e popullsisë | Si do të duket bota në vitin 2050?

Trendi i zvogëlimit të popullsisë është shumë i theksuar në Evropë dhe në Azinë Lindore, ndërsa të kundërtën e gjejmë në Afrikë dhe pjesët tjera të Azisë por edhe në SHBA. Derisa popullsia e Evropës po tkurret vazhdimisht, norma e rritjes e popullsisë në shumë vende Afrikane është 3%. Në vitin 2100 planeti do të numërojë 11 miliardë njerëz, thotë OKB-ja, ndërsa për këtë numër nevojitet riorganizim preciz i shpërndarjes së resurseve në botë.

Nëse njerëzit e botës do të jetonin sot siç jetojnë qytetarët e SHBA-së, atëherë neve do të na duheshin për çdo vit burimet e pesë globeve, thotë organizata ambientaliste Global Footprint Netëork. Nga ana tjetër, një studim i bërë nga Univesiteti i Uashingtonit tregon se në më shumë se 20 vende numri i popullsisë do të përgjjysmohet dhe megjithatë deri në fund të shekullit numri i popullsisë në botë nuk do të rritet më shumë se 8.8 miliardë.

Trendi i plakjes së popullsisë dhe rënies së lindshmërisë, siç jemi dëshmitar sot, është prezent në vendet me ekonomi të zhvilluar dhe po në këto vende ky trend do të vazhdojë, prandaj nuk është rastësi që shumë vende të Evropës janë kampion të plakjes. E në anën tjetër, numri i popullsisë në shumë shtete afrikane do të trefishohet.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING