(VIDEO) Banorët e Shtëpisë së Pensionistëve në Çair: Mos na zini frymën!
Këto ditë të pleqërisë duam t’i kalojmë në rahati, nuk do të mundemi të marrim frymë. Kështu thotë një banore e cila jeton në “Shtëpinë e Pensionistëve”, në Çair, e cila sot bashkë me disa banorë të tjerë kanë protestuar ndaj një investitori, i cili ka vendosur që afër kësaj shtëpie, të ndërtojë një ndërtesë 6-katëshe.
BANORE E SHTËPISË SË PENSIONISTËVE
“Ne pensionistët nuk kemi as ajër, as erë, as dritë, asgjë. 6-katëshe do të ndërtohet ndërtesa. Në çfarë baze do të jetojmë ne këto ditë të pleqërisë. Duam t’i kalojmë në rahati dhe jo të gropohet e gjitha parcela dhe të futen në dhomë. Mjaft më me vjedhje, mjaft”.
BANOR I SHTËPISË SË PENSIONISTËVE
“Kjo çfarë po ndërtohet me të vertetë është turp. Unë nuk jetoj në këtë anë, por jetoj në anën tjetër, por më vjen keq se pse banorëve t’ju mbyllet hapësira dhe mos të kenë ajër. Pronari i mëhershëm i barakës që ishte, a e ka shitë apo jo, ajo është e tij, por si mundet të bëhet dhe të ndërtohet këtu diçka e tillë”.
Ndërkaq, drejtori i Shtëpisë së Pensionistëve, Nevaip Ramadani, për Televizionin Shenja, tha se kjo ndërtesë që po ndërtohet nuk posedon leje ndërtimi.
NEVAIP RAMADANI, DREJTOR I SHTËPISË SË PENSIONISTËVE-ÇAIR
“Sot kishim një protestë rreth ndërtimin të një ndërtesë që po ndërtohen në afërsi të Shtëpisë së Pensionistëve, në rrugën Xhon Kenedi, nr 17, kishte banorë edhe prej lagjes që jetojnë aty, sepse kjo ndërtesë ndëtohet pa leje ndërtimi edhe ka gjasa që ajo ndërtesë nuk mundet që aty të ndërtohet, për shkaqe se e njëjta ndërtohet në themelet e Shtëpisë së Pensionistëve”
Televizioni Shenja kërkoi sqarime edhe nga komuna e Çairit, ku edhe ata pohojnë pretendimet e banorëve se realizuesi i punimeve nuk posedon leje ndërtimi dhe se punimet janë ndalur.
KOMUNA E ÇAIRIT
“Inspektorati për ndërtim pranë Komunës së Çairit, ka dal në terren dhe ka ndaluar punimet mbi parcelën kadastrale në fjalë. Realizuesi i punimeve nuk posedon leje ndërtimi”.
Përndryshe banorët e Shtëpisë së Pensionistëve presin që organet përkatëse të marrin masa sa më shpejtë dhe mos të lejojnë përfundimisht një ndërtim të tillë, në të kundërtën ata që do të pësojnë më shumti janë këta banorë. Samir Mustafa /SHENJA/