Osmani-Stoltenberg: Qasja e përbashkët e NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor është vendimtare për stabilitetin rajonal
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, sot ka zhvilluar takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në fokusin e bisedës ishte situata aktuale në Ballkanin Perëndimor, si një rajon me interes strategjik për Aleancën.
“Koordinimi i ngushtë dhe aktivitetet e përbashkëta të NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor, si dhe përshpejtimi i integrimit europian dhe euroatlantik të vendeve të rajonit, janë mjete kyçe për konsolidimin e stabilitetit rajonal dhe mbylljen e vakumit për ndikimet e mundshme destabilizuese nga palët e treta”, theksoi Osmani.