Administrata gjyqësore mbajti protestë para Gjykatës Penale Shkup
Para Gjykatës Themelore Penale në Shkup sot ka vazhduar protesta e administratës gjyqësore.
Ata po protestojnë pasi u është thënë se për ta nuk është planifikuar rritje më e madhe e pagave se 10 për qind.
Përfaqësues të sindikatave për administratën gjyqësore dje në një deklaratë për mediat gjatë protestave para Ministrisë së Financave theksuan se tani kërkojnë rritje prej 78 për qind të pagës minimale dhe 35 për qind për shtesa të nëpunësve gjyqësorë.