Oda e Mjekëve: Institucionet t’i mbrojnë mjekët nga keqpërdorimi për reklama të rreme

MARKETING

Oda e mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si shoqatë profesionale e të gjithë mjekëve të mjekësisë, publikisht kërkon nga Prokuroria Themelore Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme që të veprojnë urgjentisht dhe të parandalojnë keqpërdorimin e integritetit dhe autoritetit profesional të mjekëve në funksionin e reklamimit të rremë të formave të paverifikuara të preparateve mjekësore, barnave, suplementeve ushqimore, metodave apo mjeteve ndihmëse për mjekim, të cilat janë gjithnjë e më të pranishme në portalet e internetit dhe rrjetet sociale.

MARKETING

Sample Image

Sipas tyre bëhet fjalë për reklama manipuluese dhe false për të ashtuquajturat medikamente mjekësore, preparate dhe metoda me origjinë, përbërje ose prodhim të pa-verifikuar. “Përdorimi i emrit dhe integritetit profesional për reklamimin e këtyre preparateve false për përfitime materiale konsiderohet si abuzim i rëndë i të dhënave personale. Dëmi është edhe më i madh kur për shkak të këtyre reklamave tek pacientët mund të krijohet përshtypja se këto janë disa lloje të barnave mrekullibërëse, dhe në këtë mënyrë e neglizhojnë terapinë e rregullt dhe kështu shkaktojnë dëme serioze në shëndetin e tyre”, thuhet në reagimin e tyre.

MARKETING