Danimarka ndan 780 milionë euro ndihmë për Ukrainën

Danimarka ka shpallur paketën më të madhe të ndihmës financiare për Ukrainën deri më tani në shumën prej gati 780 milionë euro deri në vitin 2025.
Shumica e ndihmës do të arrijë këtë vit, njoftoi sot Ministria daneze e Mbrojtjes.
Ndër të tjera, paratë do të përdoren për blerjen e transportuesve të blinduar dhe sistemeve të mbrojtjes kundërajrore.
Danimarka dërgoi tanke Leopard 1 në Ukrainë dhe premtoi aeroplanë F-16, raporton reuters.
“Shumë nga donacionet tona deri më tani kanë qenë nga magazinat tona. Ato së shpejti do të zbrazen”, tha Ministri i Jashtëm, Lars Lokke Rasmussen në një konferencë për shtyp të martën.
Ndryshe, Ukrainës duhet t’i jepen burime financiare në bashkëpunim me vendet e tjera.