Zudi Enuzi Koka, drejtor i ri i MEPSO-s

Zudi Enuzi Koka, drejtor i ri i MEPSO-s

Zudi Enuzi Koka u emërua nga Bordi mbikëqyrës për drejtor të ri të SHA MEPSO, duke zëvendësuar drejtorin e shkarkuar Suria Rashidi.

Emërimi i tij do të zyrtarizohet pas regjistrimit në Regjistrin qendror.

Koka më herët ka qenë drejtor i NP “Higjiena Komunale”, por u shkarkua nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Koka është i diplomuar në drejtësi, ndërsa së fundmi ishte shef i kabinetit të drejtorit të shkarkuar Rashidi.

MARKETING