(VIDEO) Sonte nga ora 20:45, Maltë – Maqedoni e Veriut

(VIDEO) Sonte nga ora 20:45, Maltë – Maqedoni e Veriut

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte do të jetë mysafirë i Maltës në ndeshjen eliminatore për Kampionatin Europian të vitit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Barazimi me Italinë nuk do të ketë vlerë nëse Maqedonia e Veriut nuk del me tre pikë nga ky stadium sonte në mbrëmje për ti kompletuar 7 pikë në grupin C eliminator. Përfaqësuesja e vendit është favorite përballë Maltës dhe të njejtën pritet ta dëshmoj edhe në terren.

Enis Bardhi, kapiten
“Atmosfera është pozitive pas një rezultati shumë të mirë, besoj shumë të mirë, pasi e dimë që Italia është një rival shumë i fortë dhe ne jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Maltën.  Gjithmonë trajneri vendos për pozitën e secilit lojtarë prej neve dhe në atë moment ku duhet. Në secilën pjesë të fushës na duhet një lojtarë dhe normal këtë ndeshje me vendosi aty, pas sulmuesve për arsye të ndryshme, të cilat nuk mund t’i them. Mirëpo jam shumë i kënaqur dhe gjithmonë do të jap përgjigje në atë pozitë, të cilën trajneri me vendos të luajë”. 

Për ndeshjen ndaj Maltës, Maqedonia do të luaj me ndryshime në formacion, përderisa bartësit e lojës do të jenë Enis Bardhi dhe Elif Elmas. Ekipi përfaqësues në La Valeta do ti kërkojë edhe tre pikët e para si mysafirë në këto eliminatore, pasi deri më tani regjistron vetëm një triumf në shtëpi. Nga duelet direkte me Maltën në të kaluarën, Maqedonia në të gjitha ka dalur fituese dhe me pretendime të njejta futet edhe sonte për të vazhduar të jetë në garë për një vend që çon në Europianin e Gjermanisë.

Ndeshja Malta – Maqedonia e Veriut luhet sonte këtu në stadiumin nacional të Maltës, duke nisur nga ora 20:45. Nga Malta për televizionin Shenja, Aziz Sahiti.

 Aziz Sahiti /SHENJA/

 

MARKETING