Mecola: BE-ja duhet të reformohet që të funksionojë me një numër më ët madh të vendeve-anëtare

Mecola: BE-ja duhet të reformohet që të funksionojë me një numër më ët madh të vendeve-anëtare

Evropa duhet të jetë e gatshme për reforma dhe të pranojë se ajo që funksionon për numrin e tanishëm të anëtarëve të Bashkimit Evropian nuk do të funksionojë me një numër më të madh, deklaroi sot në Strasburg kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola.

Ajo u përqendrua  në nevojën e rishikimit të marrëveshjes të BE-së, për të cilën PE-ja është angazhuar në rezolutën e vitit të kaluar, që të përmbushen pritjet e qytetarëve dhe propozimet e Konferencës për të ardhmen e Evropës.

“Nuk mund të justifikoj se kemi kaluar një vit e gjysmë të Konferencës për të ardhmen e Evropës me përfundime të shkëlqyera dhe deklarata shumë të mëdha, ndërsa më pas – asgjë. Duhet të jemi të gatshëm të pranojmë se ajo që disi funksionon për 27 (anëtaret), nuk do të funksionojë për 32, 33 apo 35 dhe se duhet të jemi gati për reforma”, theksoi Mecola.

Ajo theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për një politikë të përbashkët bujqësore apo për heqjen e unanimitet në politikën e jashtme, por se politikanët duhet të kuptojnë se BE-ja është “më e fortë dhe më e sigurt edhe politikisht dhe ekonomikisht nëse është më e madhe”.

MARKETING