QMK: Pesë zjarre janë aktive

QMK: Pesë zjarre janë aktive

Pesë zjarre janë aktive në territorin e vendit, njoftoi paraditen e sotme Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Në komunën e Dollnenit ka tre zjarre: afër fshatit Zërze me një degë në fshatin Rilevë dhe një degë në fshatin Slivje dhe afër fshatrave Koshino dhe Kostinci. Zjarr ka edhe në fshatin Beljakovcë të Komunës së Kumanovës dhe në fshatin Gjonovicë e Poshtme të Komunës së Gostivarit.

QMK bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 49 zjarre dhe 44 prej tyre janë shuar.

MARKETING