Nuk rinovon me Bayern-in, Davies emri i parë i Real Madridit për verën e ardhshme

Nuk rinovon me Bayern-in, Davies emri i parë i Real Madridit për verën e ardhshme

Real Madridi nuk ndalet kurrë sa i përket merkatos dhe tashmë po planifikon lëvizjet, jo vetëm të dimrit, por edhe të verës së ardhshme.

Një nga emrat e parë në listën e dëshirave të “Los Blancos” është ai i mbrojtësit të Bayern Mynich, Alphonso Davies.

Kontrata e kanadezit me kampionët e Gjermanisë skadon pas dy vitesh, megjithatë duket se lojtari nuk ka dëshirë që të rinovojë.

Mediet gjermane raportojnë se 22-vjeçari po refuzon çdo tentativë të Bayernit për të rinovuar kontratën dhe tashmë përflitet se në verën e 2024 mbrojtësi do të transferohet në Madrid.

MARKETING