(VIDEO) Antikorrupsioni: BDI ka shkelur ligjin për financimin e fushatave
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit është duke e mbyllur propozimin që ka hapur me iniciativë të vet për shkelje të Ligjit për financimin e partive politike dhe do t’ia përcjell Entit Shtetëror të Revizionit dhe Ministrisë së Drejtësisë si kompetente për mbikëqyrjen dhe monitorimin e financimit të partive politike. Shemshi Sallai, anëtar i KSHPK-së, në seancën e sotme tha se ishte një donacion për Bashkimin Demokratik për Integrim më i madh se sa e lejon ligji dhe rasti, është hapur me iniciativën e tyre.
SHEMSHI SALLAI, ANËTAR I KOMISIONIT PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
“Në bazë të raporteve të marra nga enti shtetëror i revizionit është konstatuar shkelje e nenit 16 të Ligjit për financimin e partive politike, sepse një person fizik ka dhuruar më shumë se sa është e lejuar me ligj. Sipas ligjit, shumat e donacioneve janë të rregulluara dhe partitë nuk mund të marrin më shumë se 60 paga mesatare neto nga personat juridikë dhe më shumë se 30 paga mesatare në vend nga personat fizikë”.
Sallai thotë se ata kanë marrë dokumentet e kërkuara dhe konfirmimin nga BDI se ndërkohë mjetet janë kthyer, por një vit me vonesë.
Antikorrupsioni po ashtu ka konstatuar se BDI ka marrë një shumë më të madhe nga dy persona juridikë dhe kanë vendosur t’i kthejnë në korrik të vitit 2023.
Megjithatë, siç sqaroi antikorrupsioni shkelja e nenit 16 të Ligjit për financimin e partive politike është bërë për shkak se paratë nuk janë kthyer menjëherë ose jo më vonë se 15 ditë pas dhurimit të tyre. Prandaj KSHPK-ja do të informojë Entin shtetëror për revision në dhe Ministrinë e Drejtësisë për këtë rast.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/