Më shumë se 300 mijë njerëz të prekur nga tërmeti në Marok

Më shumë se 300 mijë njerëz të prekur nga tërmeti në Marok

Më shumë se 300 mijë njerëz janë prekur nga tërmeti i mbrëmshëm në Marok, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Organizata tha se “po monitoron nga afër situatën” dhe një ekip po dërgon ndihmesa për partnerët e saj në Marok, transmeton Telegrafi.

“Autoritetet qeveritare po udhëheqin përpjekjet e reagimit, përfshirë kërkimin dhe shpëtimin dhe mbështetjen mjekësore duke përfshirë përpjekjet nga Gjysmëhëna e Kuqe Marokene (organizatë jo-qeveritare)”, thuhej në një deklaratë të tyre.

“Raportet fillestare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) flasin për më shumë se 300,000 civilë të prekur nga tërmeti në qytetin Marrakesh dhe rrethinat e tij”.

Shumë familje ende kanë mbetur të bllokuar nën grumbujt e mbeturinave dhe spitalet në qytet kanë pranuar një fluks njerëzish të lënduar, shtoi OCHA.

Ndryshe, numri i viktimave nga tërmeti i së premtes vonë ka shkuar mbi 2 mijë

MARKETING