Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup nesër dhe pasnesër me rastin e takimit të Procesit Bërdo – Brioni

Me rastin e takimit të liderëve në Procesin Bërdo – Brioni, nesër dhe pasnesër (10.09 dhe 11.09) në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kumtoi MPB.

“Gjatë këtyre dy ditëve për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të ndodhen një numër i madh i delegacioneve të huaja dhe për ato shkaqe komunikacioni nëpër rrugët e qytetit dhe rajonit më të gjerë qendror të Shkupit do të zhvillohet nën kushte të regjimit të posaçëm të trafikut”, theksojnë nga Ministria.MPB u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë në rrugët e përfshira me regjimin e posaçëm të trafikut.

MARKETING