(VIDEO) Krerët shtetërorë: Sot Maqedonia e Veriut është bërë vend evropian

(VIDEO) Krerët shtetërorë: Sot Maqedonia e Veriut është bërë vend evropian

MARKETING

Krerët më të lartë shtetërorë kanë uruar qytetarët për përvjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ata kanë marrë pjesë në ceremoni të ndryshme, përfshirë këtu edhe vënien e kurorave në varret e ish-presidentëve Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski.

MARKETING

Sample Image

Duke uruar qytetarët, presidenti Stevo Pendarovski deklaroi se vendi ka shumë njerëz të zgjuar dhe të virtytshëm, njerëz që mund të rikthejnë frymën e republikës maqedonase bazuar në vlerat themelore kushtetuese dhe të përgjithshme civilizuese.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Vetëm kështu do ta ruajmë farën e shpresës se pas më shumë se 3 dekadash do të kemi më në fund një Maqedoni evropiane dhe demokratike në të cilën të rinjtë do të duan të jetojnë dhe të përparojnë. Jam i bindur që kemi forcë dhe vullnet për një gjë të tillë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Qoftë e përjetshme republika maqedonase”

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se ditën e pavarësisë e mirëpresin në një vend të përparuar, anëtar të NATO-s dhe me perspektivë reale për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMININISTËR

 “Sot jetojmë në një vend me kufij territorialë të siguruar.Me gjuhën e njohur maqedonase dhe identitetin maqedonas. Një shtet që është shembull i respektimit të të drejtave të njeriut, si një demokraci funksionale e suksesshme, multietnike dhe multikulturore. Evropë e vogël”

Kovaçevski ka vlerësuar se 8 Shtatori i sotshëm, bën thirrje për vendimmarrje të lirë si detyrë demokratike, për një jetë më të mirë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. “Qytetarët sot duan të jetojnë në një vend kaq modern, i cili është pjesë e Bashkimit Evropian”, deklaroi Kovaçevski.

Qytetarëve ua ka uruar pavarësinë edhe kreu opozitar Hristijan Mickoski, i cili ka zgjedhur të shkojnë në majën e Gurit të Zi në Jabllanicë. “Gëzuar pavarësinë, qoftë e përhershme Maqedonia e Veriut”, ka deklaruar Mickoski. /SHENJA/

MARKETING