Quçuk me urim për 8 Shtatorin: Dita e pavarësisë shërben si përkujtues se përparimi juaj si komb është një udhëtim i vazhdueshëm

MARKETING

Rruga e Maqedonisë së Veriut ndaj pavarësisë nuk ishte vetëm luftë për autonomi politike,  ishte një dëshmi për forcën e përhershme të unitetit, thotë eurodeputeti i DPS-së/ “Rindërtoje Evropën” Ilhan Çuquk, i cili është raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut, në video-fjalim me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë të Maqedonisë së Veriut.

MARKETING

Sample Image

“Dëshmuat se forca juaj qëndron në aftësinë tuaj për t’u bashkuar, t’i tejkaloni dallimet për të ndërtuar një vend të bashkuar. Dita e pavarësisë shërben si përkujtues se përparimi juaj si komb është udhëtimi i vazhdueshëm. Arritët shumë, por ka ende punë. Ndërtoni shoqëri e cila përparon në diversitet, e pranon gjithëpërfshirjen dhe i mbështet parimet e drejtësisë dhe barazisë për të gjithë”, thotë Çuquk.

Sipas fjalëve të tij, fakti se baza e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut është vendosja e marrëdhënieve të mira me aleatët të cilët e kanë ruajtur paqen, siç janë BE-ja dhe NATO-ja, e dëshmon përkushtimin e vendit për bashkëpunim ndërkombëtar.

Quçuk e inkurajon popullin e Maqedonisë të krenohet me arritjet e tij dhe përkujtoi se përkushtimi në ndërtimin e të ardhmes së përbashkët në BE,  ku ëndrrat e gjeneratave të ardhshme do të mund të lulëzojnë pa kufizime, është baza e të gjitha përpjekjeve për bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. 

MARKETING