(VIDEO) Pendarovskit i kërkohet t’i vë veton ndryshimeve të kodit penal

(VIDEO) Pendarovskit i kërkohet t’i vë veton ndryshimeve të kodit penal

Platforma e Organizatave Civile për Luftë Kundër Korrupsionit njoftoi se sot ka kërkuar nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski që të shfrytëzojë të drejtën e vetos të garantuar me Kushtetutë dhe të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e ndryshimeve në Kodin Penal të miratuar dje nga Kuvendi pas një procedure të shkurtuar me flamur evropian. Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile – anëtare të Platformës, i kanë dorëzuar presidentit kërkesë zyrtare me shkrim. Platforma thekson se janë dy arsye pse kreu i shtetit, siç thonë ata, ka për detyrë të përdorë veton.

PLATFORMA E ORGANIZATAVE CIVILE PËR LUFTË KUNDËR KORRUPSIONIT

“Arsyeja e parë është se me ndryshimet në nenet 353 dhe 353-c, ulja e propozuar e gjobave do të sjellë: Vjetërsimin e shumë rasteve të profilit të lartë si Titanik, Target-Fortresa, TNT, Titanik 2, Trezori, Trajektoja si dhe raste të tjera të profilit më të ulët, do të shkatërrojë besimin se lufta kundër korrupsionit është e mundur dhe do të demotivojë qytetarët të raportojnë korrupsionin si dhe do të zvogëlojë funksionin parandalues ​​të sistemit të drejtësisë penale”.

Arsyeja e dytë, thonë nga OJQ-ja, lidhet me mospërputhjet procedurale, në të cilat ndryshimet në këto dy nene shqyrtohen me një procedurë të veçantë dhe të shkurtër nën flamurin evropian, edhe pse sipas tabelave ekzistuese të korrespondencës ato nuk përputhen me standardet evropiane.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING