Janë shqiptuar 202 sanksione për vozitje të shpejtë

Janë shqiptuar 202 sanksione për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 202 shoferë.

“Nga këto, nëntë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 104 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, kurse 98 jashtë vendbanimit”., njofton MPB.

Nga aty shtojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

 

MARKETING