Ngrihen aktivitetet partiake edhe në Alternativa – dega Dollnen

Ngrihen aktivitetet partiake edhe në Alternativa – dega Dollnen

Në partinë “Alternativa” siç dukey vazhdojnë ngrirjet dhe pezullimet e aktiviteteve nga degë të ndryshme, me çka sonte edhe dega Dollnen e partisë së Afrim Gashit, përmes një komunikate ka njoftuar opinionin e gjerë mbi pezullimin e aktiviteteve të tyre partiake.

Komunikata e plotë nga Alternativa – dega Dollnen:

Të nderuar media,
Të nderuar qytetarë,
Alternativa -dega Dollnen, tashmë një kohë të gjatë është duke ndjekur me vëmendje situatën e krijuar brenda partisë sonë, ku fatkeqësisht organizata jonë një kohë të gjatë është izoluar në selinë qendrore, dhe fare nuk dëgjon bazën dhe kěrkesat e strukturës.
Në konsultim me aktivistët dhe kuvendarët e degës sonë, Alternativa – dega Dollnen,
sonte në mbledhjen e saj të rregullt, me mbështetjen dhe pērkrahjen unanime nga kuvendarët
degës, unanimisht vendosem që t”i ngrijmë aktivitetet tona brendapartiake.

Ngrirja e aktiviteteve tona vjen konform situatës së krijuar brenda organizatës, ku dy-tre individë janë mbyllur në selinë “Mavrovasja” dhe kanë humbur realitetin me strukturen partiake.

Pra, Alternativa – dega Dollnen, në krye me kryetarin e degës Samedin Imeri, këshilltarin në Kuvendin Komunal, Nadi Sadiku dhe me përkrahjen unanime nga kuvendarët, vendosëm që për një afat të pacaktuar t’i japim fund aktiviteteve partiake.

Samedin Imeri – kryetar i Alternativa – dega Dollnen

06.09.2023

MARKETING