Mexhiti me Kolegiumin profesional të onkologjisë: Terapia është e përshtatshme, nuk ka abuzime me barnat

Mexhiti me Kolegiumin profesional të onkologjisë: Terapia është e përshtatshme, nuk ka abuzime me barnat

Ministri i Shëndetësisë , Fatmir Mexhiti mori pjesë në kolegiumin profesional të onkologjisë, e cila mbahet një herë në javë. Nga ministria e shëndetësisë informojnë se  Ministri Mexhiti diskutoi me mjekët për sistemin e vendosur të funksionimit në Klinikë, mënyrën e kontrollit të terapisë, terapinë e duhur dhe në kohë për secilin pacient, si dhe për mekanizmat për eliminimin e çdo abuzimi me terapitë.

“Klinika e Onkologjisë ka prezantuar një mënyrë të re të punës që nga nëntori i vitit të kaluar, ku një konsilium prej 12 drejtuesish të departamenteve, rishikojnë historitë e pacientëve të cilëve u tregohet të aplikojnë terapi biologjike dhe së bashku vendoset nëse ka bazë që pacienti të marrë terapinë e caktuar. Në këtë mënyrë përjashtohet mundësia e abuzimeve të mundshme ose vendimmarrjes individuale në lidhje me terapinë biologjike. Për aplikimin e terapisë së caktuar, ka një procesverbal të rregullt në ditarin ambulator që mbahet në spitalin ditor”, informuan nga ministria e shëndetësisë.  Në takim, Ministri apeloi për angazhim maksimal të mjekëve ndaj pacientëve, duke pasur parasysh zhvillimet që lidhen me Onkologjinë. “Mjekët në takim kërkuan të mbrohen nga përgjithësimi i përgjegjësisë dhe nga linçimi publik, sepse ata punojnë profesionalisht dhe me përkushtim, gjë që tregon për shumë pacientë të shëruar dhe jetë të shpëtuara”, thuhet në komunikatë.

MARKETING