Sanksionohen 294 shoferë për vozitje të shpejtë

Sanksionohen 294 shoferë për vozitje të shpejtë

Janë sanksionuar 289 shoferë gjatë aksionit të kontrollit të djeshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme në të gjithë vendin, për sanksionimin e mjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

“Prej tyre, 13 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi me më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Njëherit, 159 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, ndërsa 135 jashtë vendeve të banuara”, sqarohet në kumtesën.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. l

MARKETING