Arijan Ademi udhëton drejt Zagrebit për të firmosur me Dinamon, kthehet për ndeshjen me Italinë

Arijan Ademi udhëton drejt Zagrebit për të firmosur me Dinamon, kthehet për ndeshjen me Italinë

Reprezentuesi i Maqedonisë, Arijan Ademi, nesër në mëngjes niset për në Zagreb për shkak të angazhimeve personale që kanë të bëjnë me vazhdimin e karrierës së tij, ku me shumë gjasa do të firmos me Dinamon.

Ademi pas zgjidhjes së çështjeve administrative lidhur me angazhimin e tij të ri në klub, sërish do të vihet në dispozicion të përfaqësueses për ndeshjet kundër Italisë dhe Maltës.

Thirrjes së seleksionuesit Bllagoja Milevski, mesfushori iu përgjigj edhe përkundër lëndimit në pulpë të këmbës së majtë, lëndim që e kufizoi në vetëm pesë minuta lojë në ndeshjen e fundit të kampionatit në Kinë.

MARKETING