(VIDEO) MASH: Përgatitja e teksteve është proces i ndërlikuar

(VIDEO) MASH: Përgatitja e teksteve është proces i ndërlikuar

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në lidhje me informatën e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi për “Gjendjen me sigurimin e teksteve shkollore në arsimin fillor për vitin shkollor 2023/24”, thekson se përgatitja e teksteve shkollore është proces i ndërlikuar i cili varet nga shumë faktorë, të pavarur nga kompetencat që kanë institucionet. Në pajtueshmëri me aktet ligjore dhe nënligjore, me kohë kanë filluar dhe janë realizuar aktivitetet në kompetencën tonë për përgatitjen e teksteve shkollore, të harmonizuar me programin mësimore të vlefshëm, thuhet në komunikatën e MASH.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Ministria nuk ka mekanizma ligjore për të ndikuar në raportimin e thirrjeve për ekipe të autorëve dhe thirrjeve për recensues për tekst të ri shkollor në një lëndë të caktuar. Ndërsa çdo thirrje e pasuksesshme sjell përsëritjen e saj, afate të reja dhe zgjatje të procedurës. Në ndërkohë, ndodh që të nevojiten korrigjime të domosdoshme në tekstet shkollore të propozuara, gjë që sjell edhe zgjatjen e procesit. Pas shqyrtimit nga ana e recensentëve, deri në miratimin përfundimtar të tekstit shkollor duhet të kalojë filtrin prej 17 anëtarësh të Komisionit Nacional të Teksteve Shkollore”.

Të hënën, kryetarja e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, Vesna Bendevska tha se do të shqyrtojnë mundësitë për të ngritur padi për diskriminim kundër institucioneve shtetërore, sepse siç tha ajo Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e detyruar që më së voni deri më 31 gusht t’i dorëzojë të gjitha tekstet shkollore nëpër shkolla.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING