Koreja e Veriut lëshon raketa lundruese

Koreja e Veriut lëshon raketa lundruese

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut lëshoi raketa lundruese në drejtim të Detit të Verdhë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut thuhet se raketat lundruese u lëshuan rreth orës 04:00.

Në deklaratën ku nuk jepen detaje teknike lidhur me raketat theksohet se “Ushtria jonë, teksa forcon gatishmërinë, vazhdon përgatitjen e saj të plotë në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në”.

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, me urgjencë u mblodh edhe Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes nën strukturën e presidencës së Koresë së Jugut.

Testimet raketore janë kryer pas stërvitjes ushtarake “Mburoja e Lirisë së Ulchi-t (UFS)” që SHBA-ja dhe Koreja e Jugut mbajtën më 17-31 gusht.

Sipas medias shtetërore të Koresë së Veriut, stërvitja ushtarake e Koresë së Jugut dhe SHBA-së ka thelluar “rrezikun e luftës bërthamore” në Gadishullin Korean.

MARKETING