Një ndeshje volejbolli në SHBA thyen rekordin për numrin më të lartë të tifozëve në stadium
Sipas zyrtarëve të Universitetit të Nebraskës në Linkoln, ndeshja kundër skuadrës së Omahës u ndoq nga plot 92.003 njerëz, më shumë se 7000 njerëz më shumë se kapaciteti zyrtar i stadiumit.
Dhe vajzat e universitetit i shpërblyen tifozët e tyre të zjarrtë duke fituar ndeshjen.
Rekordi i mëparshëm për një aktivitet sportiv femrash ishte vendosur në prill 2022 kur 91.648 njerëz ndoqën gjysmëfinalen e Champions League Barcelona-Wolfsburg në “Camp Nou”.
Para ndeshjes së të mërkurës, rekordi i pjesëmarrjes për një ndeshje volejbolli në SHBA ishte 18.755, gjatë një tjetër ndeshje të Universitetit të Nebraskës, kundër atij të Uiskonsinit, në dhjetor 2021.

