Gjykata dënon policët që morën pjesë në arratisjen si në filma të tetovarit Bekim Memeti

Komandanti Srgjan Dimitrijevski dhe tre policë tjerë nga burgu i “Idrizovë” kanë pranuar se morën pjesë në arratisjen e Bekim Memetit, i dënuar me 20 vjet burg.
Si rrjedhojë, gjykata solli vendim që Dimitrijevski të dënohet me 3 vjet burg, polici i burgut m Trajqe Ackovski gjithashtu u dënua me 3 vjet burg, ndërsa personi I.A. u dënua me një vjet e gjashtë muaj burg.
Ndërkaq i punësuari në burg, T.P. mori dënim me kusht, respektivisht dënimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse në afat prej 3 vjetëve nuk përsërit ndonjë vepër penale.