“Grupi Wagner në thelb ka marrë fund”, thonë nga Pentagoni

“Grupi Wagner në thelb ka marrë fund”, thonë nga Pentagoni

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder, në lidhje me vdekjen e themeluesit të “Wagner”-it, Yevgeny Prigozhin, “Grupi Wagner në thelb ka marrë fund”.

Një gazetar duke kujtuar akuzat e bëra vitin e kaluar se Koreja e Veriut i shiti armë “Wagner”-it shtroi pyetjen: “A besoni se marrëveshja e armëve midis ‘Wagner’-it dhe Koresë së Veriut ka përfunduar?”.
Ryder duke iu referuar vdekjes së Prigozhinit, tha: “Çështja këtu është se grupi ‘Wagner’ në thelb ka përfunduar. Kështu që mund të them se nuk ka negociata”.

Ai tha se “Wagner”-i ishte faktori më me ndikim në terren në luftën Rusi-Ukrainë për një kohë. “Rusia po përpiqet të blejë municion ose armë nga regjimet tiranike si Irani dhe Koreja e Veriut”, theksoi Ryder.
Ryder përsëriti thirrjen e tij ndaj Koresë së Veriut që të mos i japë asnjë armë Rusisë.

Ryder përsëriti thirrjen e tij ndaj Koresë së Veriut që të mos i japë asnjë armë Rusisë.

Rusia konfirmoi se Prigozhin vdiq në rrëzimin e avionit

Në një deklaratë nga Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror (Rosaviatsiya) më 23 gusht, u njoftua se 10 persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të avionit privat në Tver, përfshirë Prigozhinin.

Sipas deklaratës, lista e pasagjerëve në avion përfshinte asistentin e Prigozhinit dhe një nga themeluesit e “Wagner”-it, Dmitriy Utkin, Sergey Propustin, Yevgeniy Makaryan, Aleksandr Totmin, Valeriy Cekalov dhe Nikolay Matuseyev.

Në deklaratën më 27 gusht, Komiteti Hetues i Rusisë konfirmoi se themeluesi i “Wagner”-it, Prigozhin, ishte në mesin e viktimave si pasojë e rrëzimit të avionit privat në rajonin Tver.

Varrimi i Prigozhinit u bë më 29 gusht, “i mbyllur për publikun” në varrezat e Shën Petersburg-ut./Anadolu

MARKETING